Anglezët jashtë, dëmi 2 miliardë euro

Mungesa e Anglisë në fazën finale të Kampionatit Europian të futbollit përkthehet në një dëm të madh financiar për shumë sektorë të ekonomisë britanike. Dëmi llogaritet në 1.65 miliardë sterlina ose dicka më shumë se 2 miliardë euro dhe në mënyrë figurative i dedikohet trajnerit Stiv Meklaren, i cili nuk arriti të kualifikojë Anglinë.
Llogaritë janë të thjeshta. Sipas tabloidëve britanikë, artikujt sportivë me stemën e "Tri luanëve" nuk janë shitur: dëmi 376 milionë euro, plus 62 milionë nga kompanitë që prodhonin setet e skuadrës. Në dyqanet e elektroshtëpiakeve, që gjatë Botërorit 2006 shisnin mesatarisht një televizor në minutë shitjet kanë rënë dukshëm: humbjet 250 milionë euro. Humbje kanë ndierë edhe kompanitë ajrore (31.3 milionë euro) e deri të pabet (156 milionë euro).
Te humbjet shkon edhe ndryshimi i trajnerit, pasi tani Fabio Kapelo merr 3.1 milionë euro më shumë se Meklaren. Agjencitë e basteve kanë humbur 330 milionë euro, pasi anglezët janë të cmendur pas skuadrës së tyre. Edhe televizionet kanë pësuar humbje: 62.7 milionë sterlina nga mungesa e spoteve televizive. Kompanitë celularë kanë humbur rreth 37.6 milionë euro.