Volej, Shqipëria fiton 3-1 me Moldavinë

Kombëtarja shqiptare në volejboll për femra mundi Moldavinë 3-1 në ndeshjen e parë të vlefshëm për turin e dytë eliminator të Kampionatit Europian, që po zhvillohet në Maribor të Sllovenisë.
Setin e parë e fitoi Moldavia (25-13), ndërsa Shqipëria e drejtuar nga trajnerët Ardian Gorenxa e Hasan Gurabardhi fituan tre setet e tjera (25-20, 25-17, 25-19). Po në ditën e parë, Cekia fitoi 3-1 me Slloveninë.
Takim i dytë i Shqipërisë është ai kundër Sllovenisë vendase, ndërsa në takimin e fundit për grupi B, kombëtarja jonë do të luajë kundër Cekisë.