79-vjeçarja refuzon veshkën dhe vdes: Shpëtoni një të ri
ITALI – Prej 16 vjetësh ishte e detyruar t’i nënshtrohej dializës tre herë në javë. Por pavarësisht kësaj beteje të gjatë, kur iu dha mundësia për transplantimin e veshkës, ajo refuzoi, duke kërkuar që t’i jepej një mundësi më shumë të rinjve që kanë nevojë.
Ky është xhesti bujar i 79-vjeçares italiane Rina Zanibellato, e cila humbi jetën për të favorizuar dikë tjetër në listën e pritjes.
Gruaja i kishte kërkuar të afërmve të saj, që veshkën që do ta shpëtonte, ta merrte një i ri, një ndër të shumtët që kishte takuar gjatë pritjeve për të kryer dializën.
“Shpëtoni një të ri, unë jetën time e bëra”- deklaroi ajo.
(er.nu/BalkanWeb)