Kreu i ri i PD-së, Topalli: S’do kandidoj, nuk ka qenë ambicja ime
TIRANË- Jozefina Topalli, nuk do të kandidojë për kryetare të PD-së. Lajmi konfirmohet nga vetë nënkryetarja e PD-së njëherësh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
“S'do të kandidoj për kryetare të PD, nuk ka qenë ambicja ime. Jam krenare që kam punuar me Sali Berishën. Berisha, arkitekt i Shqipërisë moderne”, u shpreh Topalli pas mbledhjes së kryesisë së PD-së ku u diskutua çështja e kryetarit të ri.
Me ketë deklaratë qartësohet një opsion i lakuar ditët e fundit në media, dhe shtohen mundësitë për figurat e tjera në radhët e PD-së për të marrë drejtimin e partisë.
Me dorëheqjen e kryeministrit Berisha nga të gjitha funksionet e PD-së, tri ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit dhe pranimit të verdiktit që shpalli fitues koaliconin e majtë, hapet gara për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së
Pas vendimit për tu dorëhequr nga të gjitha funksionet e tij në PD, kryeministri në largim Berisha thirri sot Kryesinë e Partisë, për t’i hapur rrugë garës për zgjedhjen e lidershipit të ri të demokratëve.
Ndërsa theksoi se humbja e zgjedhjeve të 23 qershorit kërkon një fillim të ri e të fuqishëm për PD-në, Berisha tha se mënyra më e mirë për zgjedhjen e lidershipit të ri është parimi një anëtar një votë.
(e.m/BalkanWeb)