8 Maji si ne NATO Berisha garanton zgjedhje korrekte

Zgjedhjet e 8 majit do të përmbushin statndardet e një vendi anëtar të NATO-s, pavarsisht incidenteve që i paraprinë. Shefi i maxhorancës ka dhënë këtë garanci në 2- vjetorin e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut.
“Shqiptarët kanë bërë dhe do të bëjnë zgjedhje të standarteve të NATO-s dhe të standarteve më të mira”- tha kryeministri Berisha.
Shefi i qeverisë garantoi se Shqipëria do t’i përgjigjet çdo kërkese të NATO-s, kur dhe ku kjo e fundit ta kërkojë.
“Duhet të garantojmë Aleancën e Atlantikut të Veriut se shqiptarët mbeten plotësisht të vendosur për të përmbushur me dinjitet të plotë çdo obligim që rrjedh nga anëtarësia e vendit në këtë aleancë”-tha kryeministri.
Pak minuta më pas në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha foli për rritje rrogash dhe pensionesh.
“Performanca ekonomike nuk garanton vetëm rroga e pensione të cilat unë i konsideroj të parat për 810 mijë familje shqiptare në buxhetin e të cilave rrogat apo pensionet kanë dhe kontributin kryesor familjar, por garanton përmbushjen e të gjitha projekteve të mëdha dhe të vogla të shpallura për këtë vit”- përfundoi Berisha.
Kryeministri e ka quajtur performancën ekonomike të këtij 3 mujori si më të mirën e këtyre kohërave me një rritje eksportesh prej 68%.
Elona Gjylmi