Kanosi kandidatin e PD-së, gjykata liron Ylli Hidrin
Lihet i lirë Ylli Hidri, i arrestuar për ngjarjen e ditës së premte në zonën e “Freskut” ku ka qenë i përfshirë edhe kandidati i PD për kryetar komune të Dajtit, Besim Kuka.
“Detyrim për paraqitje” ka dhënë masën e sigurisë për Hidrin gjykata e Tiranës. Akuza me të cilën është dërguar në organin gjykues të kryeqytetit Hidri është ajo e kanosjes. Për këtë prokuroria ka këruar masën e detyrimit për paraqitje dhe gjykata ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë së Hidrit, i cili do të paraqitet në organin e akuzës një herë në javë.
Ngjarja për të cilën akuzohet Ylli Hidri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes. Ku pas një debati me kandidatin e PD, për komunën e Dajtit Besim Kukën, Hidri nuk është mjaftuar vetëm me fjalë por ka marrë nga automjeti i tij, një armë, dhe ka qëllluar në ajër.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka bërë të mundur arrestimi e Hidrit dhe marrjen e dëshmisë së Besim Kukës, i cili ka sqaruar edhe ngjarjen. Duke pohuar se Hidri nuk ka qëlluar në drejtim të tij me armë, por në ajër, duke rrëzuar akuza të tjera dhe të mbetet vetëm ajo e kanosjes.