Pol. bashkiake letër policisë: Jo simboleve partiake pa autorizim
TIRANË- Policia e Bashkisë së Tiranës nëpërmjet një letre drejtuar Policisë së Tiranës kërkon bashkëpunimin e tyre në lidhje me heqjen e afishimeve të materialeve zgjedhore, të vendosura në mënyrë të kundërligjshme nga subjektet politike. Duke iu referuar incidentit të ndodhur dje, pranë stadiumit “Selman Stermasi”, policia Bashkiake kërkon ndihmën e policisë së Tiranës, që ky akt të mos përsëritet më, si dhe të shmanget cdo incident.
Në letër citohet neni 79 i ligjit 10019, për kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë sipas të cilit “cdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të ligjit, në varësi të njësisë së qeverisjes vendore”.
Dure i’u referuar gjithnjë Kodit Zgjedhor Policia Bashkiake ka për detyrë “Të kujdeset për ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre të paligjshme ose të paautorizuara”.
Ditën e djelë, në njësinë bashkiake Nr. 5, pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, Policia Bashkiake tentoi të hiqte flamujt e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila është pjesë e koalicionit “Alenca për qytetarin”, veprim i cili është kundërshtuar nga simpatizantë të LSI-së. Kryeinspektori i policisë ndërtimore të Bashkisë së Tiranës Ardit Kaja ka bërë publike dje lëvizjen e drejtorisë së tij për të hequr nga rruga të gjitha simbolet partiake që janë të kundraligjshme, por sot ai është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
(m.a/BalkanWeb)