Plagoset kryeinspektori i Tiranës, Rama: Dhuna nga partia e posterave
TIRANË-Kryeinspektori i policisë ndërtimore të Bashkisë së Tiranës, Ardit Kaja, 32 vjec është plagosur me armë zjarri nga 2 persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur sot paradite rreth ores 09:30 në qender te kryeqytetit, ne afërsi të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Transporteve, ku kryeinspektori Kaja është qëlluar me armë pistolete, tip silenciator nga dy persona të maskuar me motorr të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Mesohet se personat kane qelluar disa here ne drejtim te Kajes qe per momentin ndodhej ne automjetin e tij personal.
Kaja është dërguar urgjetisht në Spitalin Ushtarak ku mjekët konfirmuan për TVNews24 se po kurohet nga një plumb që ka marrë në këmbën e majte. Mjekët shprehen se Kaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fatmiresisht ka shpetuar pa plage ne trup shoferi i Kajes.
Ndërkohë policia ndodhet ende në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Rama akuza LSI
Pasi eshte njoftuar per ngjarjen, Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama eshte nisur me urgjence ne drejtim te Spitalit Ushtarak.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama reagoi nga Spitali Ushatarak lidhur me ngjarjen në fjalë. Rreth orës 11:00, Rama ka vizituar Ardit Kajën.
“Kaja u përball me dhunën dhe u plagos teksa kryente detyrën. Është qëlluar në mes të Tiranës një shërbëtor i shtetit i cili në zbatim të ligjit është përballur me dhunën e asaj force politike e cila me paratë e vjedhura që gjithë Shqipëria i pa ka dhunuar dhe ka mbrojtur qytetin tonë” theksoi Rama.
"Forca politike që me para të vjedhura ka varur postera dhe flamuj elektoralë po ndot qytetin duke varur nëpër pemë, shtylla e ndërtesa, që janë objekte të pasurive të përbashkëta të qytetarit. Veprim ky që nuk shihet në asnjë kryeqytet evropian dhe vend të botës. Po ata nuk ngjisin më asnjë poster, do heqim gjithë flamurët elektoralë, sepse Tiranë e duam të pastër dhe Shqipërinë e duam të pastër”.
Ditën e djelë, në njësinë bashkiake Nr. 5, pranë Stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, Policia Bashkiake tentoi të hiqte flamujt e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila është pjesë e koalicionit “Alenca për qytetarin”, veprim i cili është kundërshtuar nga simpatizantë të LSI-së. Heqja e flamujve të LSI-së nga shtyllat elektrike buzë rrugës ku ka marrë pjesë edhe kreu inspektoriatit të Ndërtimit Ardit Kaja ka ndodhur ditën e djeshme në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi".
Nenkryetarja e Bashkise
Nënkryetarja e Bashkisë Albana Dhimitri deklaron se kryeinspektori i policisë ndërtimore u qëllua në krye të detyrës, dhe i kërkon policisë të zbulohen “autorët e plagosjes” dhe “të ndalohen kriminelët”. Duke iu referuar incidentit të djeshëm të heqjes së flamujve elektoralë zonja Dhimitri akuzoi “policinë e shtetit se nuk bëri deetyrën në mbështetje të ligjit dhe inspektorëve”
Më tej nënkryetarja e Bashkisë i bëri thirrje partive “të mos cënojnë qytetin duke vendosur flamur e banderola ku nuk është përcaktuar me ligjin”
Policia ngre grup hetimor
Policia njofton se një grup hetimor është ngritur për hetimin e ngjarjes dhe jep versionin e plagosjes së kreut të inspektoratit të ndërtimit. Sot në orën 09.25, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në afërsi të Ministrisë së Bujqësisë, është plagosur me armë zjarri në brendësi të automjetit të tij, shtetasi Ardit Ramadan Kaja, 37 vjeç, me banim në Tiranë. Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, kanë kqyrë vendin e ngjarjes dhe kanë administruar provat.
37 vjecari Ardit Kaja, ka marrë plagë në pjesën e këmbës dhe po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak Tiranë, i cili momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po merren me proçedurat e shoqërimit të personave, marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore.
Kush eshte Ardit Kaja
Ardit Kaja u emërua drejtor i Inspektoriatit Ndërtimor pranë Bashkisë së Tiranës duke zëvendësuar Afrim Qëndron. Ardit Kaja ka qenë deputet i PS në legjislacionin e vitit 2001-2005 si dhe kandidat në zgjedhjet e qershorit.
Kaja dje thirrje per heqjen e flamureve elektorale
Ngjarja e sotme me Kajen na sjell ne vemendje thirrjen qe ai nje dite me pare beri per heqjen e flamureve elektorale. Orëve të pasdites së djeshme ka qenë kreu i Inspektoratit në Bashki, i cili nëpërmjet një deklarate të ashpër iu ka kërkuar të gjitha forcave politike të respektojnë ligjin dhe mos të vendosen simbole partiake në rrugë. Ardit Kaja ka bërë publike dje lëvizjen e drejtorisë së tij për të hequr nga rruga të gjitha simbolet partiake që janë të kundraligjshme duke paralajmëruar: "Respektoni ligjin, ndryshe do ndëshkoheni".
Ditën e djelë, në njësinë bashkiake Nr. 5, pranë Stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, Policia Bashkiake tentoi të hiqte flamujt e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila është pjesë e koalicionit “Alenca për qytetarin”, veprim i cili është kundërshtuar nga simpatizantë të LSI-së.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Qëllohet me silenciator kryeinspektori Ndërtimor i Tiranës VIDEO: Plagosja e kryeinspektorit të Tiranës, Rama akuza LSI