Berisha: Do rrisim pagat dhe pensionet kemi rritje ekonomike
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se qeveria nuk do të ndalet në rritjen e pagave dhe pensioneve.
Duke theksuar se "treguesit e ekonomisë shqiptare gjatë tremujorit që lamë pas rezultojnë më të lartë se kurrë më parë", Berisha tha se qeveria në këtë formë do jetë në gjendje të rrisë dhe pagat.
"Një rëndësi të veçantë ka performanca e të ardhurave, e cila krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar është shumë e mbarë. Kjo do të thotë se qeveria, duke respektuar plotësisht të gjithë treguesit e parashikuar makroekonomik, do të jetë në gjendje ti përgjigjet pikë për pikë rritjes së rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike", tha Berisha.
Ai theksoi se Shqipëria është ndër vendet e pakta në Europë dhe botë dhe po vijon me politikën e rritjes së rrogave dhe pensioneve, pasi në shumë vende të tjera vazhdon ulja masive e tyre.
Kryeministri theksoi se "performanca ekonomike nuk garanton vetëm rrogat dhe pensionet, por edhe përmbushjen e të gjitha projekteve të mëdha dhe të vogla të shpallura për këtë vit".
Grupi parlamentar i PD-së nisi mbledhjen e sotme me një minutë heshtje në nderim të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit.
Në vijim kryeministri Berisha u ndal te ecuria e ekonomisë së vendit ku theksoi se eksportet në këtë tremujor kanë një rritje totale prej mbi 68 për qind, në të cilat rritja e eksporteve "Made in Albania" përbën pjesën më të madhe.
Ai shprehu bindjen se vendimi i fundit i qeverisë për të hequr tërësisht tarifën për mallrat e importuara nga sipërmarrja fason dhe rieksportin e tyre si prodhime më pas është një masë që do të ndihmojë shumë shndërrimin e këtyre ndërmarrjeve, në ndërmarrje prodhuese eksportuese tërësisht shqiptare.
Sipas tij, ky vendim do të ndikojë fuqishëm në krijimin e dhjetra mijëra vendeve të reja të punës, ndërsa përbën edhe një ftesë dhe inkurajim të madh që investitorët e kësaj industrie nga mbarë bota të vendosen në Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)