E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi OKB apel per respektimin e barazise gjinore

Në 100 vjetorin e ditës ndërkombëtare të gruas Agjencitë e Kombeve të Bashkuara nxisin mbështetjen për barazinë gjinore në Shqiperi. Duke theksuar rolin e gruas në zhvillimin e një vendi, kjo organizatë bën thirrje për respektim të gjinisë nëpërmjet arsimimit, ndërgjegjësimit dhe roleve modele si dhe një reagim të ashpër të qytetarëve, por dhe autoriteteve, ndaj abuzimit fizik dhe verbal ndaj tyre. 

Duke kujtuar se vendi ndodhet përballë zgjedhjeve lokale të 8 Majit, selia e kësaj organizate në Shqipëri nxit respektimin e kuotës së përfaqësimit të grave në këtë proces. Organizata bën thirrje për një monitorim të zbatimit të këtyre kuotave nga ana e shoqërisë civile, qeverisë dhe partive politike.

Numri i grave në parlament është rritur nga 7% në vitin 2005 në 16% në vitin 2009. Më pak se 3% e kandidatëve për postin e kryetarit të bashkisë në vitin 2007 ishin gra dhe nga 33 gratë që kandiduan, vetëm 9 fituan.

Shqipëria ka nënshkruar Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAË).  Ajo është e angazhuar për zbatimin e standardeve dhe qasjeve të Këshillit të Evropës për mosdiskriminimin, përfshirë këtu edhe trajtimin e barabartë të burrave dhe të grave, pjesëmarrjen publike në vendimmarrje, dhe mbështetjen për shoqërinë civile.

Elona Mamushi Azhornuar së fundi ( e martë , 08 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›