Shpetojne pacientet rikthehet aparatura pas 7 vjetesh

Të gjithë pacientët që vuajnë nga gurët në veshka, tashmë do të mund të gjejnë zgjidhje në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", kjo falë aparaturës, që thërmon guret e cila ka munguar që prej 7 vitesh në QSUT. Shefi i urologjisë, Mustafa Xhani tregon se cilët nga pacientet mund të përfitojnë nga kjo aparaturë e re, ndërkohë që thotë se të të pasiguruarit duhet të paguajnë dhjete fish, nga të siguruarit, një shifër kjo që është edhe me e larte në sistemin privat.
"Gjithë të sëmurët që kanë gurë nën 2 centimetra mund të trajtohen këtu. Sigurisht, për fat të keq ata që e kanë mbi 2 centimetra duhet ti nënshtrohen procedurave të tjera kirurgjikale. Nëse një i sëmurë është i siguruar paguan vetëm 18 mijë lekë të vjetra, nëse nuk është i siguruar paguan 180 mijë lekë të vjetra, ndërsa në sektorin privat duhet të paguash 700 mijë lekë", tha Mustafa Xhani, shef i urologjisë në QSUT.
Kreu i Shëndetsise Petrit Vasili, duke inspektuar nga afër punën e stafit mjekësor, në përdorimin e kësaj aparature, u shpreh se investimet në shëndetsi do të vazhdojnë. "Ecim gjithmonë në rrugëne një cilësie të konsoliduar shërbimi. Kjo është një rrugë pa kthim, ne do të vazhdojmë të investojmë në këtë teknologji", tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetsisë.
Aparatura e litotriptisë, ka kushtuar 50 milione lekë, ndërkohë që vetem për ambientet në të cilat ajo është instaluar janë shpenzuar rreth 4 mililone leke të reja.
Edlira Sulejmani