E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorezohet PS Edi Rama hyn ne gare per 8 majin

Partia Socialiste ka kryer hapin e pare drejt pjesëmarrjes në zgjedhje, regjistrimin si subjekt politik, ndonëse në limetet ligjore të parashikuara nga kodi. Rreth orës 14:00 të së martës përfaqësuesi ligjor i selisë rozë, Genc Gjoncaj ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin e domosdoshëm që i njeh këtij subjekti të drejtën e garimit  në 8 maj. Këtij detyrimi të PS-së i parapriu partia e Paskal Milos e më pas e Skënder Gjinushit, të cilat u regjistruan në orët e para të paradites.

Një ditë më parë do të ishte demokristiani Nard Ndoka, opozitari i parë, i cili do të lëshonte sinjale konkrete të pjesmarrjes së opozitës në 8 maj, duke u regjistruar së bashku me 11 subjekte të tjera politike. Nga Athina pak ditë më parë vetë kryetari i PS, Edi Rama pati konfirmuar se partia e tij nuk do të bojkotonte zgjedhjet.

Por duke artikuluar njëkohësisht dhe 3 kushte për marrjen pjesë në to: listat e zgjedhësve, letërnjoftimet dhe rikompozimin e KQZ-së. Ndonëse i qëndroi besnike afateve të regjistrimit, prej një muaji PS ka shkelur ato të dorëzimit të komisionerëve të nivelit të dytë, të cilat KQZ i plotësoi me anëtarë jashtë politikës dhe njoftoi ngritjen e tyre të dielën.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›