Të verbërit e para-tetraplegjikët protestë para parlamentit
TIRANË- Të verbërit dhe para-tetraplegjikët kanë protestuar sot para parlamentit kundër miratimit të projekt/ligjit që sipas tyre cënon rëndë statusin e personave me aftësi të kufizuar.
Presidenti i organizatës së personave me aftësi të kufizuar, Sinan Tafaj deklaroi se para-tetraplegjikët protestojnë për gjëra të nevojshme dhe jo për luks
“Ne do të luftojmë për të drejtat tona. Parlamenti na i dha të drejtat në ‘96 e 2000” ndërsa tani po mundohet të na I marrë. Ne do vazhdojmë protestat çdo ditë deri në arritjen e qëllimit”, tha ai.
Këtij tubimi paqësor pritet t’i bashkëngjiten edhe invalidët e punës dhe personat shurdhmemecë.
(ma.ar/BalkanWeb)