8 Marsi, sot 100 vjet përpjekje për barazi gjinore
TIRANE- Shënimi i 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të grave, sivjet do të kalojë në shenjë të 100 vjetorit të përpjekjeve të organizuara të grave për barazi dhe më shumë të drejta.
Barazia e femrave dhe meshkujve është e drejtë themelore dhe parim i përbashkët në Bashkimin Evropian, e sanksionuar me Marrëveshjen e BE-së dhe Kartën e të Drejtave Themelore. Megjithate, raportet tregojnë se pabarazia në vendet e BE-së ende ekziston. Sipas të dhënave të Këshillit për të drejtat e grave dhe barazinë e gjinive, gratë fitojnë mesatarisht 17.5 % më pak të ardhura se meshkujt.
Ndërkaq në Shtetet e Bashkuara te Amerikes marsi është muaji i historisë së gruas, një mundësi për të ekzaminuar rrugën e përshkuar nga gratë dhe ato fusha ku ka ende punë për t’u bërë. Sipas një raporti të ri të publikuar kohët e fundit nga Shtëpia e Bardhë, një nga këto fusha është punësimi dhe të ardhurat.
(s.g/BalkanWeb)