E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 Majit PS-ja regjistrohet sot në KQZ

TIRANE- Partia Socialiste do të rregjistrohet sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si subjekt garues për zgjedhjet vendore të 8 majit 2011. Lajmi është publikuar sot n “Gazeta Shqiptare” dhe sht konfirmuar zyrtarisht nga përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, i cili ka shtuar se këtë veprim do ta ndjekin dhe aleatët e selisë rozë.

Më herët, kreu i PS-së, Edi Rama ka dhënë garanci të plotë se socialistët nuk do t’i bojkotojnë këto zgjedhje. “Ne kurrë nuk kemi folur dhe as kemi menduar të bojkotojmë zgjedhjet lokale dhe se për ne bojkoti i zgjedhjeve nuk ka qenë dhe nuk është një opsion”, - është shprehur ai. Megjithatë, Rama ka shtuar se “zgjedhjet lokale në këto kushte nuk mund të bëhen” pasi sipas tij “duhen krijuar kushtet për t’i bërë zgjedhjet lokale duke krijuar një kuadër garancish të qarta për çdo qytetar dhe për çdo palë në zgjedhje”.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, në NES 24 t datës 22 shkurt deklaroi se tre kushtet e PS ishin garanci për listat, garanci ligjore, të besueshme dhe të zbatueshme për kartat e identitetit dhe e treta garanci e institucionit që menaxhon, administron rezultatin e zgjedhjeve.
8 mars shtë afati i fundit i përcaktuar në Kodin Zgjedhor, që parashikon regjistrimin e partive 60 ditë para datës së zgjedhjeve. Deri dje në mbrëmje pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për garën elektorale të 8 majit 2011 jan regjistruar 37 parti, mes tyre PD dhe LSI. Po dje u regjistrua e para forc e koalicionit opozitar, PDK e Nard Ndoks.

Ndërsa subjektet politike që pritet ta hedhin këtë hap nga opozita brenda ditës së sotme janë Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, G99-ta, Partia Socialiste e Vërtetë ’91, Partia Ligj e Drejtësi si dhe Partia e Gjelbër, që të gjitha pjesë e koalicionit Opozita e Bashkuar. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, në vijimësi ka apeluar në adresë të forcave politike për të respektuar afatet ligjore të regjistrimit të subjekteve zgjedhore, në të kundërt, ka paralajmëruar ai, partitë do të përballen me pasojat ligjore.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›