8 dëmtime, Junajtid në emergjencë
Emergjencë dëmtimesh te shtëpia e Mançester Junajtid: finalja e 14-të e Kupës, e arritur me në krye Sër Aleks Ferguson, u ka kushtuar shtrenjtë "Red Devils"-ave, që tashmë e shikojnë veten me një infermieri të mbushur plot e përplot. Që përpara ndeshjes së kthimit të Kupës së Ligës kundër Derbit, Junajtid e dinte se nuk mund të mbështetej te Rio Ferdinand, Patrice Evra, Ues Braun, Ouen Hergrivs e Uejn Runi. Por tashmë lista e të padisponueshmëve është shtuar edhe me Xhoni Evans, Rafael e Anderson, të cilët do të duhet t‘u nënshtrohen edhe kontrolleve të tjera. "Kemi shumë të dëmtuar, ka qenë një mbrëmje më shumë se e pafat".