Perez do të sjellë Zidanin te Reali
Duket sikur 6 muajt e ardhshëm në Madrid, nuk vlejnë asgjë. Duket se nuk kanë një vend në Champions për t‘u mbrojtur dhe një Barça, të cilës i duhet mohuar miti i pathyeshmërisë. Duket thuajse sikur tani është koha e zgjedhjeve. Pikërisht kështu, pasi pas dorëheqjes së papritur të Kalderon, kandidati kryesor për të drejtuar Realin ka filluar të ndihet: dihet tashmë që Florentino Perez mendon gjithmonë për "galaktikat". Ideatori i atij Reali të madh të yjeve po lëviz për të përgatitur merkaton e ardhshme të verës, aq sa shumë vetë në Spanjë janë të bindur se refuzimi i Kakasë për transferimin te Mançester Siti ka lidhje me vullnetin e brazilianit për të zbarkuar në Madrid në qershorin e ardhshëm. Një mendim, i cili është i ndarë në dysh edhe nga njohësit më të mirë të ambienteve të Realit dhe Milanit, Arrigo Saki. "Florentino Perez mund të bëhet një president i madh, ka deklaruar ish-trajneri axurr për ‘Marca‘-n, nëse do të bënte vetëm presidentin dhe jo njëkohësisht edhe trajnerin, drejtorin sportiv, sulmuesin, portierin... Është një person që e dashuron Realin dhe që do të provojë të bëjë gjëra të mëdha: Objektivat e tij janë Mesi, Kaka, Kristiano Ronaldo, që të tre!".
Nëse emrat e lojtarëve mund të thuhen me lehtësi të madhe, më bindës dhe më i besueshëm është emri i Zinedin Zidan në një rol drejtues nën presidencën e re të Perez. Ish-numri 5 i Realit nuk ka harruar emocionet e "Bernabeu" dhe gjithmonë ka mbajtur një raport të veçantë me njeriun që e zgjodhi dhe e solli në kryeqytetin spanjoll, duke e blerë me "ar" nga Juventusi.
Ky transferim, mbi bazën e 120 miliardë liretave të vjetra, mbetet blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit. Një rekord që mund të ishte thyer vetëm disa orë më parë, por që mundësisht mund të realizohet vetëm këtë verë, ndoshta nga vetë Florentino Perez... Ndërkohë që planet e rikthimit të Realit të madh nuk ndalen këtu. Sipas informacioneve të fundit, Arsen Venger është i gatshëm të lërë Arsenalin në fund të sezonit, për të shkuar te Real Madrid, duke marrë me vete edhe Çesk Fabregas. Lajmi është dhënë për "Daily Mirror", që duket se citon një burim të besueshëm pranë Florentino Perez, i cili në Spanjë po vë në vijë planet për të rifituar poltronin e presidentit të "blancos", të lënë në 2006-ën. "Florentino dëshiron që Venger të bëhet si trajner, ashtu edhe menaxher i përgjithshëm i skuadrës, lexohet në tabloid, dhe premton se një gjë e tillë do të ndodhë". Por jo vetëm kaq. Sipas fjalëve të "spiunit anonim", objektivi tjetër i Perez do të ishte Kaka. Me brazilianin dhe Fabregasin në skuadër, dhe me Vengerin në pankinë, Florentino do të ringrinte Realin në nivelin e dikurshëm". Dy herë më parë Venger e ka refuzuar ofertën e Realit, por kësaj radhe ideja e rolit të dyfishtë (që do të thoshte lamtumirë e sigurt e drejtorit aktual sportiv Predrag Mijatoviç), mund të jetë vendimtare për ta bindur të pranojë ofertën e aktuale.
Fushata
Ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e qershorit, kur do të zgjidhet presidenti i ri i Real Madrid. Kandidati favorit është një "ish" i madh, Florentino Perez, që mund të përfshijë në stafin e tij edhe simbolin e drejtimit të tij të mëparshëm: Zinedin Zidan