E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma: Gjyqtarët favorizojnë vetëm Interin

Humbja me një gol në pozicion të parregullt të Ibrahimoviç ka sjellë pakënaqësi në radhët e Romës. Pas eliminimit në Kupën e Italisë, presidentja e verdhekuqve, Rosela Sensi, deklaroi: "Jam e hidhëruar për gabimet e dukshme të gjyqtarëve". Nëpërmjet zyrës së shtypit të klubit kryeqytetas ajo shtoi: "Interit nuk i nevojitet një fitore e tillë". Në fund të ndeshjes ka folur edhe mesfushori David Pizarro. "Për fat të keq, episodet e diskutueshme favorizuan Interin. Këto gjëra ndodhin shpesh kundër Romës. Në sfida të tilla, gabimet nuk pranohen". Braziliani Tadei shtoi: "U bënë katër vjet që shoh të njëjtat episode në Serinë A, sa herë që Roma luan në Milano". Ndërkohë, gazetat romane hapeshin me titullin "Juve jeni ju", duke iu referuar akuzave në të kaluarën të drejtuesve zikaltër, se Interi nuk fitonte pasi këtë nuk ia lejonte "sistemi pro Juventusit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›