E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Nuk flas për Realin e Madridit

Në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve të fundit, Kaka është pyetur të mërkurën në mbrëmje nga gazetarët e "As" në aeroportin e Hanoverit, ku Milan ka luajtur një ndeshje miqësore. Koshient që gjendej në qendër të një zhurme të madhe të merkatos, numri 22 i kuqezinjve është kënaqur të sqaronte se "për momentin nuk mund të fliste si për merkaton, ashtu edhe për Realin e Madridit". Një deklaratë e shkurtër, e cila nga shtypi spanjoll është interpretuar si një maskim për të mos shqetësuar Milanin deri në merkaton e ardhshme të verës. Marça shkruante se çmimi i fiksuar nga kuqezinjtë është 80 milionë euro për janarin dhe 100 milionë për qershorin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›