8 javë paraburgim për terroristin norvegjez
OSLO- Gjykata ka dhënë mesditën e sotme masën e arrestit për Anders Behring Breivik, personin e akuzuar për dy sulmet e së premtes në Norvegji, ku humbën jetën 93 persona.
8 javë paraburgim nga të cilat 4 javë izolim i plotë deri në 22 gusht. Ka qënë ky vendimi i gjykatësit në Oslo, i cili tha se Breivik nuk është deklaruar fajtor në lidhje me masakrën.
Agjencia italiane e lajmeve, Ansa transmeton se në 4 javët e para të izolimit Breivik nuk do të ketë asnjë kontakt me jashtë, nuk do mund të dëgjojë radio, apo të shohë tv. Ai ka të ndaluar gjithashtu vizitat dhe letrat, përvec avokatit të tij mbrojtës. 8 javët e paraburgimit do të mbarojnë në 26 shtator.
Norvegjia po përpiqet të marrë veten nga ngjarja e rëndë e së premtes pasdite. Breivik u arrestua pasi kreu një shpërthim me bombë në qendër të Oslos pranë ndërtesës së kryeministrisë duke lënë të vdekur 7 vetë si dhe pas sulmit me armë në një ishull ku ndodheshin të rinjtë anëtarë të Partisë Laburiste ku u vranë 86 vetë, ndërsa disa të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, mes tyre edhe një 17-vjecare nga Kosova.
(m.a/BalkanWeb)