Serbia ankohet në BE për Kosovën: Të ndalohet embargo
BEOGRAD- Dhoma e Tregtisë së Serbisë, Këshilli për Investitorët e Huaj, Dhoma Ekonomike Amerikane e Serbisë dhe Klubi ‚Biznesmeni’ kanë kërkuar sot nga Bashkimi Evropian që ta anulojë vendimin e qeverisë kosovare për ndalimin e mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë.
Qeveria e Kosovë ka marrë këtë vendim javën e kaluar, pasi Serbia ka më shumë se dy vjet që nuk i njeh vulat doganore të Kosovës, dhe rrjedhimisht, mallrat kosovare nuk mund të futen në shtetin serb.
Në nje letër të hapur për komisionerin për Zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, shoqatat e biznesit shkruajnë se Kosova me këtë po e shkel marëveshjen e CEFTA-s.
“Ju drejtohemi juve, dhe institucioneve tjera përgjegjëse evropiane me inciativën, që në mënyrë urgjente të aktivizohen të gjithë mekanizmat për të anuluar vendimin për hyrjen e mallrave nga Serbia”,- thuhet mes tjerash në letrën që e bëjnë publike mediat serbe.
Shoqatat e biznesit pretendojnë se ekonomia në Serbi, si ajo e kompanive vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare, tashmë janë dëmtuar nga ‘embargoja’ kosovare.
(e.m/rel/BalkanWeb)