Berlusconi: 33 femra janë tepër për mua

Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, në një intervistë është mbrojtur nga akuzat për skandale seksuale në adresë të tij. Në intervistën dhë gazetës “La Repubblica”, e cila ka një qëndrim kritik ndaj tij, Berlusconi theksoi se është tejet i moshuar, sa të ketë pasur aq shumë kontakte seksuale, për të cilat është akuzuar.
“33 femra brenda dy muajve janë tepër edhe për një 30 vjeçar, e lerë më për mua”, deklaroi Berlusconi.
Ai më tutje theksoi se hetuesit nuk po e dëmtojnë vetëm reputacionin e tij, por edhe atë të femrave të reja, me të cilat ai kinse është argëtuar.
“Ato tani duhet të bartin barrën e të akuzuarit publik se janë prostituta”, tha Berlusconi, duke shtuar se mëkati i tyre i vetëm është se kanë marrë pjesë në një darkë me kryeministrin e Italisë.