Topi apel Partive: Vendi peng i krizës suaj. Gati të nxis dialogun politik
TIRANE-Presidenti Bamir Topi duke shprehur shqetësimin e tij për situatën politike në vend u ka bërë apel partive politike në vend se personalisht është gati të kontribuojë me cdo vendim të nevojshëm për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin mes politikës shqiptare.
“Personalisht jam i gatshëm të marr çdo veprim të nevojshëm që nxit apo garanton dialogun politik midis palëve politike, si dhe të mirëpres dhe të mbështes propozime konkrete që bëjnë të mundur jetësimin e këtij dialogu institucional”, ka qënë mesazhi që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur palët politike në gjetjen e një zgjidhje të krizës politike, ua ka drejtuar sot me një letër të gjithë kryetarëve të partive politike parlamentare, si dhe partive të tjera politike me rol aktiv në qeverisjen vendore.
Në mesazh plot nota kritike, Presidenti Topi, pasi shpreh shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike në Shqipëri, paraqet këndvështrimin e tij mbi problematikën e krizës politike, pasojat e saj, si dhe sugjeron mjete politike e institucionale për kapërcimin e saj.
“Prej disa muajsh vendi ynë vijon të jetë peng i kontradiktave politike dhe konfliktualitetit politik, institucionet përfaqësuese nuk janë tërësisht funksionale dhe imazhi i Shqipërisë është dëmtuar ndjeshëm në raport me Bashkimin Europian dhe partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë. Ky zhvillim negativ kulmoi me ngjarjet tragjike të 21 janarit, ku në rrethana të papranueshme u shënuan akte dhune ndaj institucioneve të shtetit dhe humbën jetën katër qytetarë”.
Presidenti shprehu nevojën për një hetim korrekt të ngjarjeve të 21 Janarit me qëllim vëninen para drejtësisë të autorëve të saj. “Kam bindjen se ndaj me ju të njëjtin mendim për nevojën e hetimit korrekt, profesional dhe të pavarur të këtyre ngjarjeve, me qëllim që cilido individ, i cili ka shkelur ligjin, pavarësisht përkatësisë politike ose profesionit, të përballet me pasojat e merituara ligjore”, tha Topi.
Ai më tej apeloi që hetimi të kryehet pa ndërhyrje. “Shqipëria meriton të ketë institucione të pavarura, meriton që këto institucione të kenë kohën dhe hapësirën e tyre për të vepruar në përputhje me ligjin pa ndikime e presione politike”.
Sipas Topit, shkak kryesor i krizës në vend është mungesa e dialogut politik dhe vënia interesave personale mbi ato publike dhe institucionale. Në këtë pikë Kreu i Shtetit sugjeron: Për këtë arsye mendoj se problematika aktuale politike ka nevojë për një ridimensionim të sjelljes politike dhe institucionale, të bazuar në rikthimin e qetësisë, të dialogut, të sjelljes kushtetuese dhe rikthim të vemendjes kryesore në axhendën integruese të Shqipërisë”.
Duke theksuar se dhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë foruar ndihmën e tyre për krizat politike në Shqipëri, Topi apelon që krerët e partive të luajnë një rol sa më aktiv në rikthimin e klimës së besimit, të dialogut, të bashkëpunimit dhe të sjelljeve të denja për një vend anëtar në NATO dhe me aspiratë të meritur për anëtarësim në BE.
Kreu i Shtetit madje kritikoi dhe retorikat e ashpra mes politikës duke këshilluar vetëpërmbajtje si duke u kujtuar detyrimet para procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale më 8 Maj.
“Unë apeloj të ndikoni personalisht mbi partinë tuaj politike, politikanët, median dhe mbështetësit tuaj politikë, për vetëpërmbajtje dhe sjellje larg çdo retorike konfliktuale, për respektim e mbështetje të institucioneve kushtetuese, për pjesëmarrje dhe jetë aktive parlamentare, për përmbushjen e detyrimeve ligjore ndaj procesit zgjedhor të datës 8 Maj, si dhe për realizimin në kohë të të gjitha kërkesave të parashtruara nga Komisioni Europian”.
Duke ndarë vlerësimin se në këto momente, Shqipëria ka nevojë emergjente të kapërcejë krizën politike, Topi apeloi që partitë apeloj të shfrytëzojnë çdo formë të komunikimit institucional në funksion të rivendosjes së dialogut politik, trajtimit e zgjidhjes sa më të shpejtë të problematikave aktuale.
Për dijeni, letra iu është përcjellë edhe institucioneve ndërkombëtare të pranishme në Tiranë.
(d.b/BalkanWeb)