E Diel, 1 Nëntor 2026

8 maji Topi dhe diplomatet Te respektohen detyrimet ligjore

Presidenti Bamir Topi dhe ambasadoret e SHBA-se BE-se dhe OSBE-se bene thirrje dje per respektim te te gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore ne zgjedhjet vendore te 8 majit. Presidenti i Republikes Bamir Topi zhvilloi dje pasdite nje takim te vecante pune ne zyren e tij me ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu me kreun e delegacionit te Bashkimit Evropian ne Tirane Etore Sequi si dhe me kreun e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Eugen Wollfarth. Fillimisht Presidenti Topi shprehu mirenjohjen per kontributin e vazhdueshem te organizmave nderkombetare dhe te vendeve mike e aleate ne forcimin e shtetit te se drejtes demokratizimin e metejshem te vendit konsolidimit te institucioneve te pavarura kushtetuese dhe me aktualisht ne mbarevajtjen e procesit pergatitor te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Gjate bisedes Presidenti i Republikes theksoi rendesine e madhe te ketyre zgjedhjeve jo vetem per te percaktuar perfaqesuesit e rinj te organeve drejtuese te pushtetit vendor por dhe per te treguar aftesine dhe maturine e partive politike dhe te vete zgjedhesve ne realizimin e zgjedhjeve demokratike korrekte te drejta e sipas standardeve te duhura. Gjithashtu kreu i shtetit shqiptar perseriti qendrimin e tij te palekundur per mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore te dekretuara sipas afateve kushtetuese me 8 maj 2011. Ambasadoret Arvizu Sequi dhe Wollfarth shprehen kenaqesine per kete takim me Presidentin Topi te cilin e konsideruan si teper te rendesishem dhe ndane te njejtin mendim lidhur me pergatitjen dhe zhvillimin e suksesshem sipas standardeve dhe afateve kushtetuese dhe ligjore te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Kreu i shtetit shqiptar se bashku me ambasadoret e vendeve mike dhe aleate nenvizuan domosdoshmerine qe faktoret politike shqiptare te pergatisin se bashku e te realizojne me sukses zgjedhjet vendore ne menyre qe qytetaret shqiptare te gezojne frytet e zgjedhjeve te lira te drejta e demokratike.

Njekohesisht bashkebiseduesit vune ne pah se respekti per institucionet e shtetit shprehja e maturise dhe e ekuilibrit eshte e nje rendesie jetike per te sotmen dhe te ardhmen euroatlantike te Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›