E Diel, 1 Nëntor 2026

Nepotizmi tek Komisioni i Jashtem Haxhinasto akuza opozites

Emerimet nepotike ne diplomacine shqiptare jane kthyer ne objekt diskutimi ne Komisionin e Jashtem. Me kerkese te deputeteve opozitare ishte dje ne kete komision ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto i cili i eshte pergjigjur interesit te ligjvenesve per sa i perket punesimit ne ambasada apo konsullata te familjareve te pushtetareve. Sipas ligjvenesve opozitare ligji per sherbimin e jashtem eshte shkelur ne menyre te vazhdueshme per sa u perket emerimeve te ambasadoreve apo punonjesve te tjere te ambasadave tona ne vende te ndryshme. Por ministri Haxhinasto i kundershtoi keto deklarata edhe pse pranoi se ka probleme me zbatimin e ligjit sepse ligji eshte jo i sakte. Haxhinasto deklaroi se ishte krenar qe zbatonte platformen e partise se tij. Socialistet kembengulin ne qendrimet e tyre ndersa kane deklaruar se ka shume emerime nepotike pasi nga nje familje ka tre apo kater te emeruar neper ambasada. Sipas Haxhinastos pjese te strukturave diplomatike jane dhe shume familjare te lidershipit opozitar. Mbledhja e djeshme eshte zhvilluar pa pranine e medieve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›