E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtet per zgjedhjet Xhafaj Nuk terhiqemi

Sekretari per Ceshtjet Lligjore ne Partine Socialiste Fatmir Xhafaj deklaroi dje se partia ku ai ben pjese nuk duhet te hyje ne zgjedhje pa plotesimin e paketes se propozimeve te saj qe perbejne edhe kushtet e socialisteve per mbajtjen e votimeve te 8 majit. Me e rendesishmja midis ketyre kushteve te selise roze eshte kerkesa per rikompozimin e KQZ-se. Por duket se Partia Socialiste do te perballet edhe me nje tjeter vendim te KQZ-se. Kryetari i saj Arben Ristani por edhe ambasadori amerikan Arvizu kane thene se nuk duhet te ndryshohen komisioneret e punesuar nga ky institucion si anetare te KZAZ-ve edhe pas regjistrimit te opozites ne komision. Por ne repliken e tij Fatmir Xhafaj jo vetem qe e quan te paligjshem vendimin per zevendesimin e anetareve te KZAZ-ve me individe jopartiake por ai deklaroi Me Ristanin ne krye te KQZ-se zgjedhjet e 8 majit jane me rezultat te paracaktuar thene ndryshe te rrezikuara ne legjitimitetin e tyre - tha Xhafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›