8 maji gati lista e vezhguesve

Kur na ndajne vetem tete dite nga zhvillimi i zgjedhjeve nje numer i larte vezhguesish
nderkombetare pritet qe te zbarkojne ne vendin tone per te vezhguar procesin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje listen e vezhguesve te cilet do te marrin pjese
ne monitorimin e zgjedhjeve te 8 majit.
Per shkak te situates se tensionuar ne Shqiperi me 7 maj pritet qe te vije edhe nje delegacion i larte i Parlamentit Europian per monitorimin e zgjedhjeve. Delegacioni do te kryesohet nga Eduard Kukan i cili do te qendroje ne vendin tone per nje vizite 3-ditore.
Ne listen e gjate te vezhguesve te huaj qe do te vezhgojne procesin do te jete edhe nje perfaqesi e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku midis vezhguesve eshte paraqitur kerkesa per akreditim edhe ajo e ambasadorit amerikan Aleksander Arvizu i cili
vetem pak dite me pare zhvilloi nje takim me kreun e KQZ-se ne nje kohe kur jashte godines se KQZ-se po zhvillohej nje proteste e opozites lidhur me vendndodhjen e qendrave te votimit.
Delegacioni i PE-se Parlamenti Europian ka paraqitur ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kerkesen per akreditimin e kater vezhguesve te larte te cilet jane njekohesisht edhe eurodeputete. Gjate qendrimit te tyre ata do te monitorojne procesin zgjedhor me 8 maj.
Delegacioni perbehet nga kater vezhgues pese perkthyes dhe nga 2 anetare te tjere te Komitetit te Sekretariatit per Punet e Jashtme. Eduard Kukan do te jete edhe kryesuesi i delegacionit nderkohe qe tre anetaret e tjere jane Georgios Koumoutsakos i Partive Popullore Jutta Steinruck e grupimit Social Demokrat dhe Michail Tremopoulos i grupit te te Gjelberve Europiane.
Ajo qe te bie ne sy ne kerkesen e grupit te vezhguesve te Parlamentit Euroian eshte perqendrimi i tyre vetem ne dy zona. Nje prej zonave perfshin Tiranen Kavajen dhe Elbasanin ku edhe numri i zgjedhesve eshte me i madhi krahasuar me qytetet e tjera.
Ndersa zona e dyte eshte pikerisht Himara nje zone teper problematike sa here qe ka pasur zgjedhje vendore. Ne jo pak raste ne kete zone nuk ka munguar edhe tensioni i situates per shkak te nuancave nacionaliste.
Gjate qendrimit te tyre anetaret e delegacionit te larte europian do te zhvillojne takime edhe me kreret me te larte te klases politike si dhe me perfaqesues se shoqerise
civile. Menjehere pas perfundimit te ketyre takimeve dhe vezhgimit te procesit te zgjedhjeve me 8 maj kater anetaret e delegacionit do te largohen nga Shqiperia per te punuar me pas per hartimin e nje raporti per procesin zgjedhor te zhvilluar ne Shqiperi.
Sipas burimeve mesohet se konkluzionet e dala do te sherbejne per hartimin e nje raporti te plote me te gjitha zhvillimet para dhe gjate procesit te votimit raport i cili do ti paraqitet Komisionit te Jashtem dhe me pas edhe Parlamentit Europian ku pritet qe te miratohet.
Arvizu vezhgues zgjedhjesh
Listes se vezhguesve afatshkurter i jane shtuar edhe 62 te Ambasades Amerikane per
diten e zgjedhje. Midis vezhguesve figuron edhe emri i ambasadorit amerikan Aleksander Arvizu i cili eshte ne krye te listes se stafit te huaj te kesaj ambasade kryesisht me nenshtetesi amerikane nderkohe 36 vezhgues se kesaj ambasade jane me nenshtetesi shqiptare por qe jane pjese e punonjesve.
Po dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi edhe kerkesen e zyres se ODIHR-it per akreditimin e 453 vezhguesve per zgjedhjet e 8 majit. Nderkohe ne raportin e dyte te OSBE/ODIHR theksohej se fushata zgjedhore karakterizohet nga nje klime e tensionuar politike e pasqyruar kjo ne sjelljet e dhunshme gjate fushates.
Ne raport theksohet se KQZ ka votuar me tendenca partiake ceshtjet e debatuara nga PD dhe PS ndersa ka votuar njezeri vendimet ne lidhje me pergatitjet administrative dhe teknike te zgjedhjeve.
Sipas raportit gjate kesaj periudhe parazgjedhore ka pasur nje numer te madh akuzash per presion ndaj administrates shteterore. OSBE/ODIHR kritikonte ashper edhe administraten e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe vecanerisht vendimmarrjen e saj duke nenvizuar se shume prej vendimeve te debatuara nga Partia Socialiste dhe nga ajo Demokratike jane votuar me tendenca partiake.