E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja me sondazhet Pas Zaloshnjes Basha nxjerr sondazhin e tij

Ka nisur edhe beteja e pritshme e sondazheve nga palet konkurruese ne Tirane. Emra organizatash te padegjuara me pare kane dhene verdiktet e para sipas preferencave
partiake. Nje jave pasi nje sondazhi i publicistit Zaloshnja nxirrte fitues ne Tirane Edi
Ramen nje organizate prane stafit elektoral te PD-se qe u prezantua dje si Qender Strategjike per Fushatat thote se fitues eshte Basha.

Loja me sondazhet eshte nje taktike e njohur e skafeve elektorale nderkohe qe ne
Shqiperi eksperte te sondazheve thone se eshte shume e veshtire te percaktosh realisht
fituesin me sondazhe sepse njerezit flasin ne kushte presioni dhe frike dhe genjejne per
voten. Vete stafet elektorale te kandidateve ne rrethe te ndryshme kur kane provuar te bejne sondazhe kane hasur ne rezultate te ndryshme ne varesi te menyres si jane prezantuar.

Aq e theksuar eshte kjo situate sa ne zgjedhjet e kaluara ne Shqiperi deshtoi ne parashikim edhe vete Gallup nje nga organizatat nderkombetare me prestigjioze ne bote ne fushen e sondazheve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›