8 maji mundesia per te marre hakun

Prandaj 8 maji eshte mundesia qe duke rimarre ne dore voten njerezit te rifitojne fuqine magjike qe ka demokracia per te ndryshuar qeverine qe nuk ju sherben njerezve dhe per ti dhene mundesi mireqeverisjes permes votes. Ne 8 maj eshte mundesia qe secili te marre hakun qe i takon duke i thene Saliut dhe Ilirit kurre me8230
Nga Edi Rama
Fadil Nasufi eshte Berati qe ne duam tradicional derehapur fjale mire dhe i papertuar. Ky eshte Berati dhe PS eshte e vetmja rruge per Beratin. Aleanca per te Ardhmen eshte e vetmja rruge per Beratin. Kur e sheh kete xhevahir te Shqiperise por edhe te krejt trashegimise kulturore ballkanike dhe madje boterore dhe pastaj lexon shifrat e buxhetit te qeverise per Beratin nuk ka si te mos ndjehesh keq si qytetare si patriot si njeri. Por edhe kupton plotesisht ne cfare duarsh ka rene Shqiperia. Shiheni sesi e kane lene teresisht vetem qytetin dhe bashkine perballe nje barre kombetare dhe eruopiane barren e ruajtjes se ketij xhevahiri qe quhet Berat.
Ne boten ku jetojme ne Europen ku jetojme ne Ballkanin ku jetojme ka qytete shume me te vegjel qytet me shume me pak vlera te trashegimise kulturore se Berati. Por ne ato qytete ndjen nje kenaqesi te jashtezakonshme te shkosh dhe sheh sesi bashkia apo bashkiza jo vetem qe nuk eshte vetem por ka pas vetes qeverine. Ka pas vetes projekte dhe programe qe ndihmojne dhe keto bashki keto bashkiza keto qytete te vegjel e pak me te medhenj ose sa Berati jane jo vetem te mireqena ekonomikisht por prodhojne mireqenie edhe per ato vende si teresi. Nderkohe qe ketu ne kete mrekulli te zotit dhe te njeriut Berati shtrihet permes varferise pamundesise braktisjes sociale dhe pamundesive te njerezve te tij per te jetuar te mireqene ashtu sic ju takon ne kete xhevahir. Ne kete xhevahir i cili ka nevoje te dal ne drite ka nevoje te pastrohet nga pluhurat e indiferences se shtetit. Ka nevoje te zhvillohet ne gjurmet e tradites me te mire te vendeve te ngjashme ne Ballkan e Europe. Ne kete aspekt puna e Bashkise se Beratit ka qene heroike por teresisht e pamjaftueshme per ta perballuar e vetme barren e jashtezakonshme te ringritjes se ketij qyteti dhe te daljes se tij ne drite. Duke vleresuar me investime duke vleresuar me perkushtim e pasion cdo dritare te tij duke vleresuar me vizion e me kembengule cdo rruge e rrugice te tij. Duke vleresuar cdo aspektet te tij natyror e kulturor kjo eshte rruga jone e kete do te bejme ne per Beratin.
Te gjithe ju e keni pare sesi dora e nje njeriu pasionant e nje individi e ka transformuar nje shtepi ketu afer ne nje hotel i cili eshte i klasit te pare jo vetem per ne Berat e Shqiperi por edhe per ne Ballkan e Europe. E pra ai eshte nje shembull per ate qe mund te behet me cdo shtepi Beratase. Me cdo shtepi te qytetit te vjeter ku me mbeshtetjen e qeverise dhe me vizionin projektet idete qe ka bashkia dhe Fadil Nasufi mund te kryhet nje transformim i atille qe te shumefishohet ekonomikisht e ardhmja jo vetem per qytetin por edhe per cdo familje te zakonshme beratase. Qe te kthehet ky qytet ne nje pike referimi per zhvillimin ekonomik si zhvillim i qendrueshem duke u bazuar tek vlerat e medha qe ka krijuar dora e njeriut por edhe tek te gjitha ato te mira qe i ka dhene zoti Beratit dhe gjithe kesaj zone. Shikojeni lumin lumi Beratit eshte nje pasuri. Por eshte nje pasuri e lene teresisht ne meshire te fatit. shte nje pasuri teresisht e braktisur e cila nga nje burim mireqenieje eshte kthyer shpesh ne nje burim problemesh dhe fatkeqesish duke dale shpesh here nga shtrati duke demtuar prona duke demtuar ekonomine familjare apo dhe ekonomine e qytetit. Nderkohe qe ky lum me nje projekt te mbeshtetur ne nje vizion te integruar zhvillimi te ketij qyteti dhe qarku mund dhe do te kthehet ne nje nga burimet me te rendesishme te terheqjes se vizitoreve turisteve dhe njekohesisht te rritjes ekonomike te qytetit te Beratit dhe te gjithe qarkut te Beratit.
Berati nuk eshte thjesht dhe vetem qyteti. Berati eshte edhe arti qe ndryn brenda prej te shkuares i cili ka mbetur aty brenda i mbyllur ne nje muze mesjetar te lene teresisht pas dore. Nderkohe qe nxjerrja ne drite e gjithe pasurise artistike te ketij vendi te ketij kombi qe e ka zanafillen ketu ne kete qytet do ti jepte nje tjeter permase te jashtezakonshme atraksioni per turizmin dhe njekohesisht rritje per ekonomine e qytetit. Ne vitin 1937 turistet e huaj shkonin me biciklete nga Berati ne Gjirokaster nderkohe qe sot si Gjirokastra si Berati dy xhevahire te trashegimise kulturore jo vetem shqitpare por ballkanike europiane e boterore jane lene nga shteti teresisht ne harrese dhe mbahen ne kembe vetem me stermundimin e bashkise dhe me njemije e nje sakrificat e kryetareve tane te bashkise.
Ja pse vota e 8 majit eshte nje vote politike jo thjeshte per te ndare rrugen e Saliut dhe rrugen tone ne kuptimin e demokracise te drejtesise dhe te ekonomise por per te ndare rrugen e Saliut me rrugen tone edhe ne kuptimin e trajtimit te qyteteve tona. Trajtim qe ka nevoje per doren e bashkise dhe per mbeshtetjen e fuqishme te qeverise. Te nje qeverie e cila duhet te kete sy per te pare e per te vleresuar pasurite e pacmueshme te gjithe ketij vendi. Pasuri qe na i ka dhene zoti bujarisht dhe pasuri qe i ka krijuar njeriu me vite e me shekuj ashtu sic eshte ketu para syve tane ne Berat. E gjithe kjo pasuri qe po shkon duke humbur per shkak te mungeses se vemendjes per shkak te mungeses se ndjeshmerise per shkak te shurdherise dhe verberise se nje pushtetit te vjedhur per te vjedhur Shqiperine dhe jo te nje pushteti te zgjedhur per te nxjerre ne drite Shqiperine. Mjafton te ngjitesh ne kalane e Beratit ne ate kala qe duhet te ishte nje platforme zhvillimi ekonomik. Qe duhet te ishte nje nga burimet me te fuqishme te rritjes ekonomike te qytetit qe duhet te prodhonte pune qe duhet te prodhonte mireqenie per shume e shume familje beratase dhe te kuptosh se ne cduar ka rene Shqiperia. Dhe te kuptosh se ne cduar eshte qeveria dhe te kuptosh se cfare shperdorimi i jashtezakonshem behet me buxhetin e shtetit dhe sesi Saliu se ka haberin e misionit dhe detyres se tij po eshte thjeshte nje drejtor injorant komunaleje qe e ka kthyer qeverine ne nje ndermarrje komunale duke shtruar rruge sa me nje fshat e me nje tjeter te cilat jane detyra te te komunave dhe per te cilat mund te krenohen vetem kryetaret e komunave. Jo kryeministri i vendit qe bredh sa ne nje fshat ne nje tjeter e thote 300 m rruge ketu 400 m atje nje cezem ketu mbrapa nje kthese aty perpara. Ky nuk eshte kryeminister. Ky eshte thjeshte dhe vetem nje drejtore komunaleje te cilin ne nuk do ta emeronim kurre ne Bashkine e Tiranes dhe jam i sigurt se dhe Fadili nuk do ja besonte komunalen e Beratit.
Kanionet e lumit te Osumit qe pervecse nje bukuri natyrore e prekur nga shume pak njerez ato kanione sot per sot nuk jane asgje tjeter nderkohe qe mund te jene dhe do te jene neser nje tjeter burim mireqenieje nje tjeter burim zhvillimi nje tjeter burim i transformimit te gjithe vizionit per turizmin nga nje vizion i ngurte nga nje vizion i cunget nga nje vizion i ngrire qe numeron per turiste cdo pasagjer qe hyn e del ne Shqiperi ne nje vizion teresisht te ndryshem qe do ti jape Shqiperise mundesine te zhvillohet ne nje menyre teresisht tjeter dhe Beratit mundesine te ringrihet ekonomikisht duke vene ne shfrytezim keto pasuri te medha natyrore dhe kulturore qe sot vazhdojne flene nen pluhurin e braktisjes se qeverise.
Ky eshte ndryshimi i madh motra dhe vellezer mes rruges sone dhe rruges se tyre. Rruga e tyre eshte rruga e nje injorance te verber eshte rruga e dhunes antikushtetuese. E ushtrimit te paligjshem te forces dhe mbi te gjitha e pamundesise per ta cuar kete vend perpara ne nje rruge mireqenieje dhe zhvillimi. Nderkohe qe rruga jone eshte rruga e mireqeverisjes per komunitetin. shte rruga e ushtrimit te mandatit me forcen e pasionit te ndryshimit dhe mbi te gjitha eshte rruga e njerzillekut e qytetarise e shqetesimit per te nxjerre ne drite pune te mira. Rruga e tyre con ne fashizem ne dhune e ne frike ne regres shoqeror dhe ne rrenim ekonomik. Shiheni Beratin shiheni sesi e kane braktisur. Shiheni sesi e kane lene ne meshire te fatit pa asnje mbeshtetje. Nderkohe qe asnje qeveri demokratike ne bote nuk do ta linte kurre vetem bashkine e nje qyteti te tille. Dhe nderkohe qe asnje bashki ne nje qytet si ky nuk do te vuante kurre nga ato qe vuan bashkia e Beratit po do te ishte nje bashki e pasur e shume mbeshtetur ku do te jetonin njerez te mireqene njerez qe do te kishin pune njerez qe do te kishin shkolle njerez qe do te kishin shprese dhe mbi te gjitha qe do te kishin privilegjin e te jetuarit ne nje qytet te tille. Rruga e tyre nuk ka te ardhme per qytetaret sepse ka vetem korsi per pushtetaret. Rruga jone shkon me larg se mandati yne dhe ne korsite e saj garohet cdo dite per te shkuar me larg duke ecur me shpejt jo duke penguar te tjeret qe te ecin. Une sot jam shume krenar qe jam ketu per tu bere pjese e perpjekjes se perbashket me Fadilin dhe me gjithe kandidatet e tjere qe eshte nje perpjekje qe ne 8 maj do te kurorezohet me nje fitore te madhe por do ti hape rruge nje transformimi rrenjesor per Beratin dhe per gjithe Shqiperine duke ju krijuar kushtet qe te kemi nje bashki me vizion europian e te gatshme ketu ne Berat dhe pastaj neser nje qeveri qe do te jete nje mbeshtetje e pakursyer per Beratin qe ta heqe pluhurin e braktisjes shumevjecare qe do ta heq balten e indiferences shumevjecare. Qe do ta heqe perden e injorances shumevjecare ne pushtet qe e ka lene Beratin pa asnje mbeshtetje. Nderkohe qe ngado qe te kthejme syte ky qytet te tregon vete se cfare mundesish te jashtezakonshme ka per tu kthyer ne nje vend te mireqene. Se cfare mundesish te jashtezakonshme ka per tu kthyer ne vendin ku cdokush te kete nje pune. Ku cdokush te kete mundesi per te jetuar me punen e tij te ndershme dhe ku cdokush te jete krenar qe eshte qytetar i Beratit jo thjesht per histori por edhe per ate qe jeton ne te perditshmen e vet dhe per ate qe ben gati per femijet dhe per gjeneratat qe vijne.
Motra dhe vellezer
Ne jemi e vetmja rruge sepse rruga tjeter eshte rruga qorre e kusarise dhe e matrapazllekut. shte rruga qorre e shpenzimeve marramendese te parave te shqiptareve per interesa politike per interesa elektorale per interesa korruptive. Ne rrugen e tyre ata i bashkon kusaria qe futi ne nje shtrat Saliun dhe Ilirin. Ne na bashkon ne rrugen tone qytetaria qe na ka sjelle ketu ju mua Fadilin. Ne jemi e vetmja rruge qe asnje shqiptar qe eshte ne rregull me ligjin te mos i friket qeverise per shkak te mendimeve te tij te sjelljeve te tij te zgjedhjeve te tij. E pra motra dhe vellezer sot eshte dita per te ngritur pyetjet rrenqethese qe kane ardhur si rezultat i keqqeverisjes ne rrugen e tyre te vjedhjes se votave per te vjedhur Shqiperine dhe te vrasjeve per te vazhduar te vjedhin. Sa shume shqiptare te rinj e te moshuar ndihen sot me te pafuqishem perballe shtrenjtimit te jeteses dhe kufizimit te mundesive per te marre fryme normalisht deri ne fundin e muajit. Sa shume shqiptare kane humbur punen dhe e humbin ate perdite. Sa shume e shume shqiptare e ndjejne perdite taksen e pameshirshme dhe te pabese te inflacionit dhe tjua marri leket si era nga xhepi.
Kur qeveria te vjedh voten ta merr voten edhe kur ti sja jep atehere te merr leket te merr shpirtin madhe te merr edhe jeten. Prandaj 8 maji eshte mundesia qe duke rimarre ne dore voten njerezit te rifitojne fuqine magjike qe ka demokracia per te ndryshuar qeverine qe nuk ju sherben njerezve dhe per ti dhene mundesi mireqeverisjes permes votes. Ne 8 maj eshte mundesia qe secili te marre hakun qe i takon duke i thene Saliut dhe Ilirit Kurre Me. 8 maji motra dhe vellezer eshte dita e nje aleance te madhe para kutive te votimit. E vetmja rruge eshte nje aleance e madhe per te ardhmen me cdo njeri dhe familje te zakonshme kudoqofte ne Berat e ne gjithe vendin qe do nje cek per beben e sapolindur. Qe do nje trajtim te vecante per nenen shtatzene dhe pas shtatzenise. Qe do nje abetare falas per femijen. Libra dhe fletore pa taksen e kusarise. Qe do nje pune per te jetuar denjesisht nje fature uji dritash ilacesh pa hile dhe pa peshe te paperballueshme per ekonomine familjare. Per cdo njeri qe do nje sistem taksash te drejte ku ata qe fitojne me pak paguajne me pak dhe ata qe fitojne me shume paguajne me shume. Per cdo njeri qe kerkon sherbim shendetesor dinjitoz dhe te sigurt. Per cdo njeri qe ka nevoje per nje krah te fuqishem nga shteti ne fshat ku sot toka nuk kthen me as vete shpenzimet e naftes. Per cdo njeri qe do nje qeveri qe punon me drejtesi perkushtim pasion. Kjo eshte e vetmja rruge. E vetmja rruge per ti bere realitet te gjitha keto kerkesa elementare njerezore te mohuara ne mes te europes per shumicen e shqiptareve.
NOA
Fjala e kryetarit te PS ne hapjen e fushates elektorale ne Berat.
Lajme te ngjashmeRama Socialistet do t8217i heqin perden e injorances pushtetitRama Berati te pastrohet nga pluhurat e indiferences se shtetitRama ne Kavaje Idealet mos i tradhto merr hak me vote ndaj tradhtareveRama Tirana nuk ka nevoje per nje tjeter Sali ne bashkiPse sduhet te votoni Saliun dhe Rosinantin e tij8230 Lidhjebabezia Berat edi rama Fadil Nasufi fushata elektorale Kalaja e Beratit prezanton