Tirana bashkon Ramen me Bashen

Artur Zheji
Tendenca per te krijuar nje simetri elektorale Rama-Berisha dhe per te lene ne hije Lulezim Bashen deshtoi. Deshtoi edhe skema e vjeter e modelit Shalesi me avazin perqeshes dhe duke krijuar dublantin apo alter egon tallese me qellim zvogelimin dhe injorimin e imazhit te Bashes. Sprovat e Shalesit ishin te mira por te vjetra dhe jo funksionale8230
Nga Artur Zheji
Mendonim gabim se kjo fushate do te ishte e kithet. Rama do ti binte Saliut Saliu Rames dhe Basha do te garonte i vetem ne qytet ne nje fushate pa rivale. Mirepo ndonese filloi keshtu me vrer dhe akuza politike globale nga ana e Partise Socialiste dicka u thye me sa duket jo ne mendje por ne sondazhe.
Fytyra dhe sintaksa pozitive dhe pozitiviste e Bashes terheqja dhe metamorfoza ne stil bonist e komunikimit te Kryeministrit krijuan nje kontrast thellimi i te cilit i dha Lulezim Bashes nje start te fuqishem. Shumekush ktheu koken nga Kandidati i Ri i Bashkise nga Sfidanti qe nuk fyen dhe nuk perqesh duke shembur kesisoj si pa te keq nje shkolle te tere te stilit te vjeter te Partise Demokratike zulmetare.
Pra Luli u shfaq i rrezikshem platforma dhe stili i tij jo PD-ist por qe deperton te qytetari pothuajse nxori bllof fushaten politike me te vetmin sllogan se Fajin e ka Saliu
Tendenca per te krijuar nje simetri elektorale Rama-Berisha dhe per te lene ne hije Lulezim Bashen deshtoi. Deshtoi edhe skema e vjeter e modelit Shalesi me avazin perqeshes dhe duke krijuar dublantin apo alter egon tallese me qellim zvogelimin dhe injorimin e imazhit te Bashes. Sprovat e Shalesit ishin te mira por te vjetra dhe jo funksionale. Basha e injoroi injoruesin dhe kur ai godiste ne gju apo nen brez ia kthente me nje buzeqeshje carmatosese. Kjo nuk pritej. Tek kthenin syte nga Saliu dhe duke uruar e shpresuar shperthimin e tij stigmatizues zhgenjimi ishte i madh Doktori e kish arkivuar tashme Pucin dhe pucistet.
Mbetur me skeme te djegur nga kunderloja apo strategjia e re apo ndoshta dhe klima e re Partia Socialiste dhe Rama u detyruan te heqin dore nga beteja globale ku qytetet nuk do te perfilleshin kandidatet rivale dhe sidomos Basha do te anashkaloheshin ne fushebeteje do te mbetej vetem Berisha dhe Rama tek per tek sy per sy dhe dhemb per dhemb me thika te pergjakura nder duar.
Kesisoj Qyteti shpreson te fitoje sepse Rama braktisi Saliun dhe filloi te shkele Tiranen dere me dere dhe rruge me rruge duke ndjekur dhe perqafuar skemen klasike te fushates elektorale lokale.
Ne debate televizive dhe takime te natyrshme Rama dhe PS u sinkronizua me Bashen duke e njohur de facto rivalin e tij te drejtperdrejte te rrezikshem ne Tirane. Shume mire kjo per qytetin dhe ndoshta shume mire edhe per Ramen i cili do ti humbiste te gjitha shanset me fushaten e filluar si negativiste dhe perbaltese.
Kuptohet kjo humbje kohe dhe sidomos ky nderrim i shpejte regjistri i fushates se Partise Socialiste i dha Bashes nje avantazh te cilin nga ana e vet ai e shfrytezoi shume mire dhe tanime eshte nje garues me fiber te forte.
Nga ana tjeter kampionit ne fuqi avantazhi i te qenit edhe kryetar Partie rrezikon ti kthehet ne dizavatazh pasiqe Tirana eshte nje monopat i veshtire nese nuk rri ne Tirane aq sa Tirana do aq sa Tirana me kapricot e saja lyp.
Pra Tirana bashkoi te pabashkueshmen. Rivalet jane te dy ne ring. Ne te njejtin ring.
Gazeta Mapo
Lajme te ngjashmeFushate e vonuar e nje kandidati te vonuarSaliu dhe Iliri e dine se cfare rreziku i pretRama Saliu ta harroje TiranenPS Prokuroria te hetoje financimet e spoteve te Levizjes ZgjohuBerisha Rama bailozi i zi i korrupsionit LidhjeArtur Zheji edi rama fushata lulzim basha sali berisha