Vritet me plumb ne koke emigranti 32-vjecar
Nje emigrant shqiptar ka humbur jeten dy nete me pare pas nje ekzekutimi me plumb ne koke. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se premtes ne provincen Aprilia te kryeqytetit italian Rome. Shqiptari 32-vjecar eshte goditur ne nje lokal ne rrugen Rutuli te Aprilias. I riu eshte derguar menjehere ne spitalin Santa Maria Goreti ne Latina por ka humbur jeten per shkak te plageve te renda qe ishin shkaktuar nga plumbi i cili ka percuar tej per tej kafken. Lajmi behet i ditur nga mediat italiane te cilat u referohen burime zyrtare policore. Karabinieret e Aprilias kane nisur hetimet por per momentin nuk dihen detaje te tjera si dhe identiteti i viktimes. Nga te dhenat e para hetimore mesohet se ngjarja ka ndodhur para nje bari. Klientet kane degjuar te shtena dhe kur kane dale jashte kane pare te riun e plagosur rende. Karabinieret qe kane shkuar menjehere ne vendngjarje jane duke u munduar ende per te zbuluar identitetin e tij pasi nga dokumentat e gjetura ne veshjet e viktimes rezulton te jene me identitete false. Mesohet se viktima kishte vetem nje muaj ne kete vend dhe nuk ishte rezident ne Aprilia.