Aksidentohet per vdekje 22-vjecarja Demaj
Nje aksident me pasoje vdekjen e nje 22-vjecareje eshte shenuar mesditen e djeshme ne Koplik. Nga burime policore mesohet se viktima e aksidentit automobilistik eshte shtetasja Elona Demaj e cila ka humbur jeten ndersa makina me te cilen udhetonte eshte perplasur me nje automjet tjeter. Po sipas burimeve 22-vjecarja ka nderruar jete pa mundur te transportohej per ne spital. Kjo ngjarje e rende ka ndodhur ne lagjen Llazan ne Koplik. Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe po heton per shkaqet e aksidentit si dhe ka marre ne pyetje dy drejtuesit e mjeteve.