E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuante nga semundje e keqe vetevritet 23-vjecarja

Nje 23-vjecare i ka dhene fund jetes ne menyre tragjike. E reja eshte hedhur nga nje pallat pasi ka mesuar se vuante nga nje semundje e keqe. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bene te ditur se viktima eshte Enfrida Llalla nga qyteti i Gramshit. Ngjarja rende ndodhi paraditen e djeshme rreth ores 10.00 tek ish ekspozita Shqiperia Sot ne nje pallat aty prane pak metra larg nje tregu te vogel te lagjes. Sipas burimeve mesohet se 23-vjecarja e ka kryer kete veprim pasi kishte shkuar per tu vizituar ne nje spital privat ne kryeqytet dhe i kishin thene se kishte nje mase tumorale ne koke. Pas ketij lajm i 23-vjecarja eshte ngjitur ne katin e peste te nje pallati prane ish Ekspozites dhe eshte hedhur me qellim vetevrasjen duke gjetur vdekjen e menjehershme. Policia e Tiranes eshte duke hetuar ngjarjen per te zbardhur me shume rreth saj qe nga momenti qe vajza ka shkuar me te shoqin ne spitalin privat ku mori lajmin dhe deri ne momentin qe ka kryer aktiv veteflijues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›