E Diel, 1 Nëntor 2026

8 marsi, SHBA nderon 10 gratë më guximtare

Në kuadër të festës së grave, Departamenti amerikan i shtetit ka nderuar 10 femra me çmimin “Gratë Guximtare Ndërkombëtare”, në një ceremoni të udhëhequr nga sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, dhe zonja e parë Mishell Obama. Çmimet jepen çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Grave më 8 Mars.

Në mesin e atyre që fituan çmimin e sivjetëm janë edhe afganja, Marjam Durani, dhe pakistanezja Shad Begum.

Durani është pronare e një radio stacioni që ndihmon gratë për të kuptuar të drejtat e tyre, ndërsa Begum është një femër që rregullisht merr kërcënime për punën e saj në angazhimin e grave në pjesëmarrje politike.

Zonja Klinton tha se gratë e nderuara me çmimin e sivjemë “po punojnë palodhshëm për përmirësimin e jetëve të grave dhe vajzave duke bërë dallim në ballafaqim me mjerimin dhe shpeshherë nën kërcënimin e dhunës”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›