Fuqitë botërore: Dialog pa kushte, Hamnei lavdëron Obamën

Dialog “serioz” pa parakushte në bisedimet e propozuara për programin atomik , kjo është kërkesa që kanë parashtruar fuqitë botërore ndaj Iranit. Në një kumntesë të publikuar në takimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) në Vjenë, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca, Britania dhe Gjermania, thanë se Teherani duhet të prodhojë “rezultate konkrete” , ndërsa kanë kërkuar nga autoritetet iraniane që ta hapin një kapacitet të dyshuar të armatimit atomik për inspektorët ndërkombëtarë.
Njëherësh, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, i ka mirëpritur deklaratat aktuale të presidentit amerikan, Barak Obama, ku theksohet përdorimi i diplomacisë, e jo i forcës ushtarake, për ta zgjidhur mospajtimin me Iranin.
Agjencia iraniane IRNA raportoi sot se zoti Hamnei kishte lavdëruar komentet e zotit Obama si “fjalë të mira dhe dalje nga iluzioni”.