E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët njohin kryengritësit, reagon Gadafi

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutollu, i cili mbajti fjalimin e hapjes në mbledhjen e organizuar në Sarajin Çëraan, theksoi se kërkesave legjitime të popullit libian duhet t’u jepet përgjigje.

Davutollu dhe Klinton kërkuan që udhëheqjes së Tripolit t’i bëhet më tepër presion.  Në deklaratën ku thuhej se "Gadafi duhet patjetër të largohet" u përkrah edhe vendimi që operacionet e NATO-s të zgjaten edhe 90 ditë të tjera.

Në komunikatë gjithashtu, vendeve iu bë thirrja për rritjen e presionit kundrejt udhëheqjes së Gadafit si dhe për mbështetje urgjente financiare ndaj popullit të Libisë me rastin e Ramazanit. Mbledhja e ardhshme e Grupit të Kontaktit për Libinë do të zhvillohet në Nju Jork.

E menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigjja e udhëheqësit libian, Muamer Gadafi, I cili tha se njohja nga fuqitë perëndimore e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit është e parëndësishme.

“Njiheni të ashtuquajturin Këshill Kombëtar të Tranzicionit një milion herë! Nuk do të thotë asgjë për popullin e Libisë, i cili do të shkelë në vendimet e juaja”, tha Gadafi./Start/

                                                                                             2011-07-16 14:57
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›