Indi, krijohen lente prej ari dhe diamanti
Një kompani në Indi, Shekhar Eye Research, ka vendosur që të hedhë në treg lente diamanti dhe ari. Sipas kompanisë indiane, me këto lente, shikimi mund të jetë brilant dhe preçiz. Vetëm se, ka një problem të vogël: çmimi. Për të pasur lente të tilla, duhen paguat të paktën 15 mijë dollarë, duke qenë se aq është çmimi i tyre.