Monti fiton ne Dhomen e Ulet te Parlamenti Italian
Qeveria teknokrate e kryeministrit italian Mario Monti ka fituar votëbesimin ditën e sotme në Dhomën e Ulët të parlamentit italian.
Me 556 pro dhe 61 kundër, Monti fitoi votëbesimin teksa më herët ai fitoi gjithashtu lehtë në Senatin Italian, çka u konsiderua dhe si një fillim i mbarë për kryeministrin. Monti pas marrjes së votëbesimit falënderoi Finin, Berluskonin dhe Lettën.
Kryeministri i ri pritet që javën e ardhshme të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Nokola Sarkozi.
Ai premtoi se do të luftojë evazionin fiskal dhe të reformojë pensionet për të ulur borxhin Italisë. Z. Monti u betua të dielën për të udhëhequr një qeveri të përbërë nga ekspertë - duke përfshirë profesorë, bankierë dhe biznesmenë - pas krizës së përkeqësuar financiare të vendit të detyruar nga lideri veteran Berluskoni Silvio.
Monti është nën presion të konsiderueshëm për të vepruar shpejt pasi kostoja e borxhit te Italise arriti shifrën rekord. Përballimi i krizës ekonomike, mbrojtja e euros dhe reformat, por edhe një plan i qartë për shkurtimin e shpenzimeve të kostos së politikës, lufta kundër evazionit dhe reforma në fushën e punës e pensioneve, me vëmendje të veçantë tek gratë dhe të rinjtë.