E Shtunë, 31 Tetor 2026

80 % e shqiptarëve, pa viza në BE

Gjatë raportimit të fundit të tij si Komisioner i BE për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme, zv/presidenti i KE-së Franko Fratini ka përsëritur edhe njëherë vendimin prioritar të BE për të ndjekur politika që do të favorizojnë lëvizjen e shtetasve të Ballkanit Perëndimor në BE, në mënyrë që të mbërrijmë shumë shpejt në integrimin e këtij rajoni. Raportimi ishte pjesë e një konsultimi që forumi mbante lidhur me menazhimin e çështjeve kufitare. Zv/Presidenti i Komisionit, z.Jacques Barrot, ka përmbledhur një letër të bashkëfirmosur edhe me Presidencën e KE, plot adresime dhe shenja pozitive lidhur me politikën e vizave kundrejt vendeve të Ballkanit. Veçanërisht në këtë letër identifikohen problemet lidhur me derdhjen e pagesave për vizat akorduar kategorive të caktuara të personave (sikundër studentët, sportistët dhe gazetarët, burra/gra, pensionistët apo fëmijët nën moshën 6 vjeç). Në fakt rreth 80 % të të gjithë serbëve, malazezëve, maqedonasve, shqiptarëve dhe boshnjakëve mund të çlirohen nga regjimi i vizave. Njerëzit që do të paguajnë për të marrë vizat, veçanërisht turistët, nuk përfshihen në asnjërën nga kategoritë e privilegjuara për vizat, por megjithatë do të detyrohen të paguajnë një çmim special të reduktuar prej 35 eurosh.
Plaga e emigacionit ilegal po fsheh shkejen e të drejtave të njeriut në Greqi/Një investigim më i rëndësishëm pritet që Komisioni Evropian të ndërmarrë për shtetin helen, i cili duket se është në fakt thembra e Akilit, për sa u përket respektimit të të drejtave të emigrantëve në BE. Ky investigim, për ironi të fatit pritet të ndërmerret, në vazhdën e shqetësimeve, që kanë ardhur së pari nga strukturat qeveritare helene. Vetë ministri i Brendshëm grek, z.Procopios Pavlopoulos, ka bërë me dije në Komisionin Europian ato qe ai i quan “vështirësi” që has vendi i tij në lidhje me dhënien shpesh të pabazuar të azileve, sikundër ka ndodhur në muajt e kaluar në Greqi. Ministri dha informacion mbi aplikimin e legjislacionit komunitar (evropian), si dhe të metodave të ndjekura në Greqi për trajtimin e emigracionit ilegal, në përputhje me respektimin e të Drejtave të Njeriut dhe të të Drejtave Themelore të parashikuara nga BE. Më 31 Mars 2008, Ministri grek, z.Pavlopoulos, i dërgoi një letër Presidencës, në të cilën shpjegonte se vendi i tij ndeshet me vështirësi korrente lidhur me këto probleme dhe njëkohësisht pyet nëse shqyrtimi i tyre do t’i shtohet agjendës së Këshillit të Europës në të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›