Shkodër, pranga 33-vjeçarit për kanosje
Forcat e policisë së komisariatit të Shkodrës kanë bërë të mundur kapjen e 33- vjeçarit Vladimir Sokoli, i cili ishte shpallur në kërkim që nga 31 tetori i këtij viti për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Policia e Shkodrës pasi ka siguruar informacion për vendndodhjen e të kërkuarit, në fshatin Bardhaj, bënë të mundur kapjen e tij.
Vladimir Sokoli dyshohet se në paraditen e 31 tetorit të këtij viti, rreth orë 09.10, në lagjen Ndoc Mazi të qytetit Shkodër, ka kanosur, për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, por pa i shkaktuar dëmtime shtetasin Gj.M, 43 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen Ndoc Mazi të qytetit Shkodër.
Të shtënat me armë zjarri, kanë terrorizuar qytetarët që kalonin rastësisht në rrugë, të cilët kanë parë teksa një person qëllonte me pistoletë drejt një lokali. Ngjarja ka ndodhur pranë një kryqëzimi, në vendin e quajtur Ura e Thive.
Sipas dëshmive, personi i armatosur ka qëlluar dy here në drejtim të një tryeze të lokalit dhe 5 herë në ajër.
Anila Dushi