E Enjte, 5 Nëntor 2026

80 milion, plus bonus, për një gol. Lampard mbron Havertz

Tre muaj pas mbërritjes së tij te Chelsea, statistikat e Kai Havertit janë: një gol, dy asistime në dhjetë paraqitje. Një performancë, ajo e ish-Bayer Leverkusen, e cila tërhoqi vëmendjen dhe kritikat e një pjese të shtypit. Frank Lampard, gjithashtu u shpreh për këtë çështje në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Wolverhampton: “Unë do të thoja të prisja dhe t’i jepja kohë një djali kaq të ri para se të bëhen gjykime – thuhet në SportBild -, nëse është një javë , një muaj, gjashtë muaj ose një vit. Ne mund të flasim për këtë më vonë. Sepse e di se çfarë lloj lojtari do të jetë Havertz. Në ditët e sotme ka kritika për çdo lojtar, për çdo klub që humbet vetëm një ndeshje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›