Klose vendos derbin e Romes

Lazio ka fituar derbin e Romës me rezultatin 2-1 falë golave të Hernanes me 11-metërsh dhe Miroslav Klose në minutën e 93 të takimit.
Lacialët kontrolluan ndeshjen në pjesën më të madhe të takimit të zhvilluar në mbrëmjen e së dielës në stadiumin Olimpiko të Romës, por e panë veten në disavantazh që në minutën e pestë, kur Osvaldo shënoi për Romën.
Në pjesën e dytë, Lazio arrin të fitojë një 11-metërsh kur mbrojtësi Kjaer tërheq lehtë nga fanella në zonë mesfushorin e Lazios, Christian Brocchi, dhe arbitri e ndëshkon danezin me kartonin e kuq. Hernanes e shndërron në gol penalltinë në minutën e 51.
Pas barazimit, Roma u mbyll në mbrojtje ndërsa Lazio u hodh në sulm për të marrë fitoren që erdhi në minutën e tretë dhe të fundit shtesë të ndeshjes.
Miroslav Klose me anë të një goditjeje të zgjuar dërgoi në rrjetë topin e ardhur nga Mauri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Inter, Moratti sulmon arbitrat
Në një kohë që Interi ka hyrë në një krizë të thellë rezultatesh, presidenti Massimo Moratti ka sulmuar ashpër arbitrat në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’. Dëmtim i rëndë për Sajmir Ujkanin
Dëmtim i rëndë për portierin e kombëtares shqiptare Sajmir Ujkani gjatë ndeshjes Novara – Bologna, që përfundoi me rezultatin zero me dy.
Superliga, Teuta merr kreun
Falë një penalltie të realizuar nga kapiteni Arjan Sheta në minutën e 21’ Teuta arrin të mposhtë Apolloninë në fushën e saj me rezultatin 0-1. Seria A, ndalet Juventus e Udineze
Përvec numrit të ndeshjeve të luajtura, që tashmë shkon në 6, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar në tabelën e rënditjes përsa i përket grupit të skuadrave kryesuese në Serinë A. Bayern fiton dhe zbavit
Bajern Mynih ka mundur në 13 minuta Hertën dhe më pas zbavit tifozët në Allianz Arena.
Lajmet kryesore
Sequi: Mes zyrtarëve, jo gjuha e përcarjes
"Ngërci politik nuk ju dha statusin"
Berisha: Rama nuk e do reformën zgjedhore
Tahiri optimiste: Bisedimet me Beogradin, në nëntor
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Barrikadat, KFOR shpreson në bashkëpunim