E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dodik: Nëse Serbiahumb Kosovën, nuklëshon Bosnjen

BEOGRAD- Nëse Kosova mund të shkëputet nga Serbia, atëherë pse Republika serbe nuk mund të bëjë të njëjtën gjë nga Bosnje Hercegovina. Kështu ka deklaruar kryeministri i kësaj republike Milorad Dodik, sipas të cilit, mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën përbën precedent ligjor për Republikën Serbe të Bosnjës që të shkëputet, dhe kjo mund të ndodhë në mënyrë paqësore brenda katër viteve.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, kryeministri i serbëve të Bosnjës ka shtuar se prioriteti i tij është që të fitojë sa më shumë autonomi brenda kornizës së Marrëveshjes së Dejtonit, por nëse kjo gjë dështon, atëherë përfundimisht do të kërkojë pavarësine nga pjesa tjetër e Bosnjes.

“Nëse shqiptarët e Kosovës, sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe shumicës së fuqive diplomatike në botë, kanë të drejtë të ndahen për shkak të urrejtjes etnike dhe mungesës së unitetit me Serbinë, atëherë përse të mos e bëjmë edhe ne në Bosnjë e Hercegovinë?”, ka thënë Dodik.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›