Gjermeni reagon: Berisha gënjeu për të gjitha premtimet
Deputetja Englantina Gjermeni, është shprehur se Berisha bën premtime boshe, pasi sipas saj, nëse do të ishin bërë të gjitha rrugët që kryeministri ka premtuar Shqipëria duhet të ishte më e madhe.
Më tej, ajo thotë se ka më shumë se një vit që sipërmarrësit nuk marrin paratë nga qeveria për ponët e bëra.
“Berisha përmend rrugë e vetëm rrugë, por në fakt gënjen. Nëse do të ishin bërë të gjitha rrugët që ai ka thënë dhe sidomos po të numërohen shiritat që ai ka prerë, Shqipëria duhet të ishte 5 herë më e madhe nga çfarë është. Ajo që nuk tha Berisha, është përgjigja që presin sipërmarrësit e punëve publike për punët e kryera dhe faturat e palikujduara”, është shprehur ajo.
Gjatë fjalës së saj, Gjermeni tha se premtimin për mbeturinat dhe ujërat e zeza duhej të ishte realizuar mandatet e shkuara.