E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 Janari”, Armando Kasaj shpallet i pafajshëm

Prokuroria e akuzoi Kasajn për fshirje të pamjeve filmike të kamerave të Kryeministrisë gjatë ngjarjes së 21 janarit. Për këtë arsye, organi i hetimit kërkoi dy vite burg.

Por, trupi gjykues e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se pamjet nuk janë fshirë. Nga ana tjetër, Kasaj ka deklaruar se kishte kopjuar vetëm pamjet e një kamere, që i ishin dhënë pas Gardës së Republikës.

Pas seancës, Kasaj, tha se ishte i gëzuar edhe pse vendimi është marrë me vonesë. Ai tha se do të kërkonte dëmshpërblim moral. Dosja për ngjarjen e 21 janarit u dërgua për gjykim në Gjykatën e Tiranës më 3 maj të këtij viti.

Tashmë në gjyq vazhdojnë të gjykohen ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, i cili akuzohet për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj, si dhe ish-shefi i Shtabit të Njësisë Speciale në Gardë, Agim Llupo, i cili akuzohet për vrasjen e dy demonstruesve të tjerë. /Start/

                                                                                             2012-07-26 12:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›