Arrestohet pas 20 vitesh në kërkim

Bëhet fjalë për shtetasin Elvin Osmanaj, 37-vjeç, banues në Tiranë. Kapja e tij u realizua mbrëmë në afërsi të rrugës “Mine Peza” në Tiranë.
Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të datës 27 Mars të vitit 2008, e ka dënuar këtë shtetas në mungesë, me 9 vjet burgim për vrasjen e shtetasit Shpëtim Dapi. Ky shtetas akuzohet se ka vrarë me thikë një bashkëmoshatarin e tij 20 vite më parë, kur ishte vetëm 17-vjeç.
Deri më tani, autori i kësaj vrasje, ka qëndruar në Shqipëri dhe jashtë Kufijve të Shqipëri, duke u fshehur me dokumentacion të falsifikuar dhe rezident në Itali nën emrin Ervin Muja. Ndaj tij u ekzekutua vendimi i Gjykatës dhe do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme mbi dërgimin në vendin e vuajtjes së dënimit. /Start/
2012-07-26 14:28