Autorizohen dy kompani për importin e mbetjeve

Sasia e mbetjeve të polietilenit që importohet është 4 500 (katër mijë e pesëqind) tonë. Mbetjet importohen nga vendet e BE-së. Transporti bëhet në rrugë tokësore dhe detare, pasi të jetë plotësuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve.
Periudha kohore e lejimit të importit të mbetjeve të polietilenit nga “EVEREST IE”, sh.p.k.-ja, të jetë 1 (një) - vjeçare, periudhë, e cila fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
Gjithashtu, qeveria ka autorizuar kompania “RAMETAL”, sh.p.k.-së, për importin e mbetjeve metalike të aluminit për qëllime riciklimi. Sasia e mbetjeve metalike të aluminit që importohet sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 25000 tonë. Mbetjet importohen nga vendet e Bashkimit Evropian, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Transporti bëhet në rrugë tokësore dhe detare, duke plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor. Kohëzgjatja e lejimit të importit të mbetjeve metalike të aluminit nga “RAMETAL”, sh.p.k.-ja. të jetë për një periudhë kohore 1 - vjeçare dhe të fillojë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi. Të dyja vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare".
Ndërkohë, opozita tha se duhet të merren masa për të mos lejuar ndotjen e vendit, ndërsa kritikoi qeverinë lidhje me situatën mjedisore në vend. Për këtë arsye, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, tha se menaxhimi i integruar i mbetjeve, është një problem që nuk zgjidhet brenda ditës.
"Një hallkë e rëndësishme në menaxhimin e integruar të mbetjeve është politika e riciklimit, si elementi bazë në këtë proces. Industria ricikluese sot në Shqipëri është e ndërtuar në bazë të kapaciteteve të mbetjeve të familjeve shqiptare, por, ndarja e mbeturinave sot nuk ekziston në vend, dhe kjo e ka bërë të pamundur që kompanitë ricikluese të absorbojnë gjithë kapacitetin e mbetjeve që mblidhen në vend", u shpreh ai. /Start/
2012-07-26 15:25