Urdhri i Infermierit: Procedurat e reja të licencimit

Kushtet për marrjen e licencës:
- Pas pajisjes me diplomë, të gjithë kandidatët do të paraqiten pranë zyrave të UISH-së, në rrethet përkatëse për t’u informuar në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar mbi Lejen e Ushtrimit të Praktikës.
- Diplomë dhe listë notash të noterizuar.
- Fotokopje të një dokumenti identifikimi (kartë identiteti dhe pasaportë).
- Pesë fotografi.
- Një CV
- Vërtetimin e drejtuesit të praktikës profesionale, ku të fillojë praktikën.
- Praktika profesionale mund të bëhet vetëm në një nga institucionet e përcaktuara.
- Kryerjen e pagesës prej 3 mijë lekësh.
Pjesë e kësaj mënyre regjistrimi do të bëhen edhe të gjithë personat të cilët kanë mbaruar studimet në vitin 2010, 2011, për infermier, mami, fizioterapi, por që ende nuk janë regjistruar në UISH.
Ndërsa studentët të cilët janë diplomuar pas datës 13.09.2011, për teknik laboratori, teknik imazherie dhe logopedist, bëhen pjesë e kësaj procedure dhe nëse janë diplomuar para kësaj date, ata do të marrin Lejen e Ushtrimit të Profesionit, pa kaluar në këto procedura.
Pas dorëzimit të dosjes, kandidatët do të marrin dokumentet e mëposhtme:
- Librezën e Praktikës Profesionale, e cila përmban në pjesën e saj informacionin e përgjithshëm si dhe temat në lidhje me provimin e praktikës profesionale. Në pjesën e tretë të këtij dokumenti, bëhen shënimet për çdo ditë të praktikës nga profesionisti që është zgjedhur si mbikqyrës nga ana e kandidatit.
- Leja e Ushtrimit të Praktikës Profesionale, e cila është një dokument që shërben për të kryer praktikën profesionale. Kjo lejë ka një datë të caktuar në cepin e djathtë lart saj, duke filluar nga kjo datë e tre muaj në vazhdim, kandidati ka të drejtë të bëjë Praktikën Profesionale në vazhdim.
- Karta e Identitetit Profesional, i cili është një dokument identifikimi profesional, që mbahet varur në përparëse gjatë ushtrimit të praktikës profesionale.
P.S - Për personat, që janë diplomuar për infermieri dhe mami, duhet të bëjnë një praktikë dy-javore në shërbimin e urgjencës pranë rretheve ku jetojnë. /Start/
2012-07-26 16:40