E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Sequi: Nuk ka kohë për pushim por për reforma

Tiranë- Ndryshe nga sa ndodh në një konferencë shtypi, këtë herë Ambasadori i BE- së në Tiranë Etore Sequi ka preferuar të drejtojë ai disa pyetje. Diplomati ju drejtua të gjithë shqiptarëve duke i pyetur nëse në provimin e Tetorit do ta shikojmë njeri tjetrin në sy, dhe do themi ne e patëm mundësinë por na mungoi vizioni, apo do të themi e kishim shansin apo na mungi angazhimi. Apo është ajo që ne do të shohim njerit- jetrin në sy dhe do të themi ishim të angazhuar, dhe që e trajtuam anagazhimin si një problem kombëtar.

Ai ka bërë sot bilancin e rezultataeve të arritura për integrimin evropian, duke deklaruar se ka hapa pozitive, por duhet të ketë gjëra konkrete dhe të prekshme. Sipas diplomatit evropian koha është tepër e kufizuar, prandaj nuk duhet të bëhet pushim, por integrim

Në një intervistë për mediat ai u shpreh se gjatë këtij viti është bërë progres në përmbylljen e disa reforave, siçë është Kodi Zgjedhor apo miratimi i ligjeve me 3/5, por ka ende reforma dhe nuk ka kohë.

Ne e vlerësojmë konsesnsusin, si p.sh. miratimi i Kodit Zgjedhor, apo zhillimet e fundit mbi ndryshimet e imuniteteve. Kondsensusi tregon që ka maturi, ka besueshmëri dhe atëherë duhet të bëhet e mundur që fjalët të kthehen në vepra. Dhënja e rezultateve të prekshme kjo është ajo që kërkon populli dhe Bashkimi i Evropian. Falenderoj palët për punën e arritur deri tani për consensus,- tha Sequi.
Më tej diplomati evropian foli mbi reformën në drejtësi duke thënë se po punohet me hapa pozitive ndërsa ka përshëndetur marrëveshjen për imunitetin. Sipas tij heqja e tij është një masë e mirë kundër korrupsionit, por nuk duhet të mjaftoheni me kaq, por duhet të bëhet zbatimi i tij.

Ne besojmë që të bihet dakort dhe që të bëhet rishikim në imunitete sipa standart evroopine kjo bën një proces kritik dhe të duhur. Ne përgëzojmë palët për konsensusin dhe punën e bërë për të përfunduar punën. Është një proces i rëndësishëm dhe duhet të mbullur shpejt sa të jetë e mundur. BE- ja iu jep rëndësi çështjeve që kanë të bëjnë me shtetin e të drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Heqja e imunuiteteve është masë e rëndësishme në luftën kundër korrpsionit, ne donim një reflektim të këtyre çështjëve në raportin e progress raportit. Sigurisht sa i përket heqjes ky nuk është fundi i procesit, por duhet punë mbi zbatimin dhe krijimin e një bilanci solid në këtë fushë,- viojoi ai.

Në vijom Sequi tha se vonesat në përmbyllje të reformave e kanë rrënuar besimin e qytetarëve prandaj ka menduar të hapë një klub, i cili do të quhet Klubi i BE- së dhe ka si qëllim nxitjen e frymës evropiane në vend.

Ajo që kemi nevojë është për të siguruar një pjesmarrje më të gjerë. Pra unë shoh që këto vonesa e kanë dobësuar perceptimin e publikut se vendi mund të shëndërrohet në një shtet të ardhshëm antar evropian. Prandaj vendosëm të bënim një sondazh me pereptimin e publikut mbi antarsimin e vropian. Në një pyetje ishe 88% do të votonin për antarsimin evropian, nëse do të kishte referendum. Kjo na bëri ne që të mendojë npër një inisiativë të re,- deklaroi Sequi.

Në përfundim ai u shpreh se ka patur zhvillime të mira në reformat mbi të drejtat e jeriut, por duhet më tepër punë për të rritur antarsimin në shoqëri të komunitetit rom.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›