“21 Janari”, Gjykata rrëzon kërkesën e gardistit për lirim

Gjykata e Tiranës rrëzoi sot kërkesën e Llupos, sipas të cilit kishin skaduar afatet ligjore të paraburgimit, ndaj kërkonte lirinë.
Por trupi gjykues e ka hedhur poshtë kërkesë, duke lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë. Vendimi është kundërshtuar nga avokati i Llupos, Fatos Shanaj, i cili theksoi në seancë se gjykata është bërë palë me Prokurorinë dhe se është shkelur barazia e shtetasve para ligjit.
jyqtari Shkëlqim Mustafa tha se gjykata u detyrua të jepte vendim pasi kishin kaluar më 7 orë afatet e paraburgimit. Avokati mbrojtës ka deklaruar se do të ankimojë vendimin e marrë nga Gjykata dy ditë më parë. Llupo akuzohet nga Prokuroria për vrasjen e një prej demonstruesve në protestën e dhunshme të 21 janarit të vitit të shkuar. /Start/
2012-02-10 12:09